Dardanë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Dardanë | |
![]() |
|
![]() |
|
Statistika | |
Popullsia -dendësia |
63,000 banorë 120 banorë/km² |
Sipërfaqja | 523 km² |
Administrata | |
Shteti | Kosova |
Qarku | Gjilani |
Adresa e kuvendit | Rr.Skenderbeu |
Posta | 62000 |
Prefiksi telefonik | 0280 |
Faqe zyrtare | KK Kamenicë |
Politika | |
Kryetar | {{{kryetarimomental}}} |
Partia udhëheqëse | LDK |
Dardanë është komunë e cila kufizohet me disa komuna të shtetit fqinj Serbia. Gjendet në pjesën më lindore të Kosovës. Në veri kufizohet me Medvegjën, në veri-lindje me Leskovcin në lindje me Vranjën dhe lindje-jug lindje Bujanocin, ndërsa në jug-perëndim të Dardanës gjendet Gjilani dhe pjesën veri-perëndimore gjendet Prishtina. Popullsia prej rreth 63,000 banoreve është e shpërndarë në Qytet dhe 76 fshatra.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Pak histori
[redaktoni] Gjeografia
Në komunën e Dardanës janë 76 fshatra:
Muçivërci, Rogana, Hodonoci, Hogoshti, Kopërnica, Karaçeva e Epërme, Karaçeva e Poshtme, Shipashnica, Petroci, Krileva, Svirca, Tygjeci, Zajçeci, Gmica, Meshina, Strezoci, Hajnoci, Koretini, Topanica, Leshtari, Reqane, Berivojci, Vaganeshi, Gregjeniku, Kranidelli, Rahovici, Kemenata, Gmica, Busavata, Rubovci, Jastrabaci, Bolevci, Ajnovci, ...Duke u plotësuar lista.
[redaktoni] Ekonomia
Ekziston një numër i madh i bizneseve të vogla në komunë. Më të mëdhajat janë ndërmarrjet me pronësi shtetërore të cilat janë mbyllur apo funksionojnë nën kapacitetet e tyre. Shumica e këtyre ndërmarrjeve merren me ndërtim dhe rindërtim (fabrika e tullave, fabrika e tjegullave, guroret, ndërtimtaria, metali, etj.. Dy fabrikat më të mëdha në komunë, ajo e tullave dhe e përpunimit të magneziumit, nuk janë duke punuar. Të punësuar janë afro 700 punëtorë në sektorin publik dhe afro 1,700 në sektorin privat. Në Dardanë, nga autoritetet përkatëse, janë dhënë lejet për shfrytëzimin e resurseve natyrore si rëra dhe zhavorri. Më 2000, këto leje i kanë sjellur komunës të ardhura prej afro 250,000 Eurove. Ndërmarrja publike më profitabile është XIM Strezoc, që ka furnizuar KFOR-in amerikan me zhavor që arrin vlerën e disa miliona eurove.
[redaktoni] Demografia
- Artikulli kryesor: Demografia e Kamenicës dhe Lista e ardhacakëve - Kamenicë
Përbërja etnike | |||||||||
Viti/Etnia | Shqiptar | % | Serb | % | Romë | % | Total | ||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1991 regj1 | 37,632 | 73.4 | 12,930 | 25.2 | 573 | 1.1 | 51,272 | ||
Gusht 20032 | 52,000 | 82.5 | 10,500 | 16.6 | 500 | 0.8 | 63,000 | ||
Burimi: 1.Për 1991 Instituti i statistikave federale Beograd (shifrat janë politike dhe të pavleshëme) UNMIK Gjilan, Gusht 2003 jo zyrtar Ref: OSCE ( PDF/ HTML ) |
[redaktoni] Kultura
- Edukimi
Komuna e Kamenicës e njohur ndër biblotekarët me emrin Gurashi, ka 7 biblioteka publike me rreth 56.769 libra. Biblioteka kryesore ka 6.275 libra, ndërsa degët në Srezovc, Tuxhec, Hogosh, Desivojcë, Karaçevë dhe Roganë kanë 56.769 libra. Është intreresante të përmendet se në këtë komunë, pasojat e masave të dhunëshme (1990-1999) dhe luftës serbe kanë qenë më të vogla dhe, së këndejmi, si e vetmja komunë në Kosovë, librat nuk janë dëmtuar dhe kjo është vetmja komunë, ku mbetet numri i njëjtë i bibliotekave në koleksione.
Në Kamenicë janë 23 shkolla, nga të cilat 17 janë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme. Po ashtu janë dy shkolla të larta dhe tri çerdhe fëmijësh.
- Radio
Kamenica ka një radiostacion i cili bënë transmetimin e programeve në disa gjuhë, si dhe tri radiostacione që transmetojnë kryesisht muzikë.
- Radio Premiera pronar Fatmir Matoshi bënë transmetimin në gjuhën shqipe
- Radio 24 pronar Shefqet Keqmezi, bënë transmetimin në gjuhën shqipe
- Radio Kamenica udhëheqës Lavdim Klaiqi dhe Arian Mavriqi, transmeton në gjuhën shqipe, serbe dhe rome
- Radio Index pronar Ivan Ristić, bënë transmetimin në gjuhën serbe
[redaktoni] Politika
- LDK kryetar lokal Shaip Surdulli
- PDK kryetar lokal Emin Krasniqi
- AAK Lulzim Leci
- LKÇK (Lëvizja nacionale për Çlirimin e Kosovës) kryetar lokal Ismet Lakna
- PLK kryetar lokal Anton Ramadani
- PSDK kryetar lokal Milit Thaqi
- PSHDK kryetar lokal Avni Krasniqi
- KP (Koalicia Povratak) pa kryetarë lokal
- DSS (Democratic Party of Serbia) kryetar lokal Živorad Tomić
- KOS (Kosovo Objective Party) kryetar lokal Živko Stanković
- DS (Demokratska stranka) kryetar lokal Djordje Andrejević
- ND (Nova Demokracia) kryetar lokal Miodrag Aritonović
- SPO (Serbian Renewal Movement) kryetar lokal Gradimir Mikić
- SPS (Socialist Party of Serbia) kryetar lokal Branislav Zdravković
- SRS (Radical Party of Serbia) kryetar lokal Boban Jevtić
- Monarchist Movement kryetar lokal Ljubiša Jevtić
- IQRK (Inciativa e Qytetareve Romë të Kosovës) kryetar lokal Ramiz Kryeziu
- ADK ( Aternativa Demokratike Kosovare) kryetar lokal Nazim Maliqi
- PD (Partia e Drejtësisë) kryetar lokal Idriz Muji
- Iniciativa Qytetare ORA
[redaktoni] Të tjera
- Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Pushime
[redaktoni] Shiko edhe këtë
[redaktoni] Burim i të dhënave
- Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1190_en.pdf
- Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: dardana.pdf
- Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
- Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Asociacioni i Komunave të Kosovës
- OSCE Profile of Kamenicë
- OSCE Profile of Kamenicë
- Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Dardanë - sharri.net
- Organizata Internacionale e emigrimit
- IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
![]() ![]() |
Ky artikull nga tema Gjeografia e Kosovës është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Artana · Dardana · Deçani · Drgashi · Drenasi · Ferizaji · Fushë Kosova · Gjakova · Gjilani · Graçanica · Hani Elezit · Istogu · Juniku · Kaçaniku · Klina · Leposaviqi · Lipjani · Malisheva · Mamusha · Mitrovica · Obiliqi · Parteshi · Peja · Podujeva · Prishtina · Prizreni · Rahoveci · Shtërpca · Shtime · Skënderaj · Suhareka · Vitia · Vushtrria · Zubin Potoku · Zveçani