Paganizmi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Paganizmi (nga lat. paganus, "katundar, fshatar" nga fjala pagus - fshat) është një emërtim që tregon një radhë të gjërë besimesh dhe ushtrimesh shpirtërore apo fetare të feve natyrore (animizmi) ose politeiste, të kundërta me fetë monoteiste Abrahamike. Me ardhjen e Krishtërimit në Evropë, paganë quheshin ata që nuk pranonin fenë e re monoteiste, dhe këta ishin pikërisht katundarët, apo ata që ishin të lidhur më ngushtë me traditën (trashëgiminë) e vjetër, me kultin e natyrës, që bazohej mbi elementet dhe në harmoninë me stinët e vitit.
Paganizmi është një fe e bazuar mbi një "besimtari te toka", apo në nderimin dhe dëgjimin e natyrës. Emërtimi paganizëm përdoret sot për të treguar fetë evropiane të para krishtere.