Abrahami
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Abrahami (hebr. אַבְרָהָם - Avraham, arab. ابراهيم, Ibrahim) është patriarku i parë i judenjve (përmendur në Tanakh), Krishterimit (përmendur në Besëlidhjen e Vjetër), dhe Islamit (në Kuran). Për këtë arsye këto tre fe quhen fe abrahamitike. Abrahami është babai shpirtëror i shumë popujve. Ai ishte biri i Terahut dhe nipi i Nahorit. Abrahami ishte i ati i Isakut (Ishakut) dhe Ismailit (Ishmaelit). Sipas besimit hebraik dhe islamik varri i tij gjendet në Hebron.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Abrahami në Krishterim
Abrahami quhej me pare Abram. Ai eshte babai i pare legjendar i semitëve. Sipas Bibles, Abrahami ishte nje bari qe jetonte ne qytetin Ur (ne lindje te Irakut te sotem) me familjen e tij, babain Terahun dhe nipin e tij Lotin dhe te shoqen, Saran. Abrahami me te shoqen ishin plakur tashme dhe nuk kishin arritur te kishin femije. Nje dite Perëndia i foli Abrahamit duke e urdheruar te linte token e tij dhe te drejtohej ne vendin qe Ai do ti tregonte. Abrahami u bind; mblodhi karvanin e kopeve te tij, familjen dhe sherbetoret dhe u nis. Kur mberriti ne vendin e Kanaanit (Palestina sot), Perendia iu shfaq ne nje vend te quajtur Betel e i dha besen qe kjo toke do ti perkiste pasardhesve te tij.
Per shkak te nje zezone, Abrahami u detyrua te merrte rrugen per ne Egjipt. Duke pasur frike se do te plackitej dhe do t´i merrej e shoqja nga egjiptianet, tha se ajo ishte e motra ne oborrin e faraonit. Per shkak te bukurise se Sares, faraoni e priti me nderime Abrahamin, ne fakt per ta vrare per ti marre "motren". Kur e verteta u zbulua, faraoni e deboi Abrahamin nga Egjipti.
[redaktoni] Abrahami në Islam
Ibrahimi, është figurë e shenjtë në Islamizëm ku mbahet si njëri prej pejgamberëve të dërguar nga Allahu.
[redaktoni] Shiko edhe
- Abrahamitët
- Nabataeanët
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Kategoritë: Cung | Judaizëm | Krishter | Islam