Praga
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Praga | |
Statistika | |
Popullsia -dendësia |
1.186.618 (30 shtator 2006) banorë 2.392 banorë/km² |
Sipërfaqja | 496 km² |
Administrata | |
Shteti | Republika Çeke |
Qarku | Pragë |
Adresa e kuvendit | Mariánské nám. 2, 110 01 Praha 1 |
Posta | 1xx xx |
Prefiksi telefonik | + |
Faqe zyrtare | Faqja Zyrtare |
Politika | |
Kryetar | Pavel Bém (prej vitit 2002, i rizgjedhur në 2006) |
Partia udhëheqëse | ODS (Partia Demokrate Qytetare) |
Praga është njëkohësisht kryeqyteti i Çekisë, qyteti më i madh në vend dhe metropoli i rëndësishëm historik i krahinës së Bohemisë.
Pseudonimet për Pragën përfshijnë "qyteti i njëqind majave" dhe "qyteti i artë". Që prej vitit 1992, qendra historike e Pragës është përfshirë në listën e pasurive botërore të UNESCO-s. Sipas librit të rekordeve Guinness, Kështjella e Pragës është kështjella më e madhe antike në botë.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Pak histori
Vendi ku më vonë do ndërtohej Praga ka qenë i banuar që në periudhën e Paleolitit. Disa mijëra vjet më parë, rrugë tregtare që lidhnin Evropën Veriore me atë Jugore kalonin nëpër këto toka, duke ndjekur luginën e lumit. Rreth vitit 500 p.e.s, fisi Kelt i njohur si Boii, ishin të parët banorë të njohur të kësaj zone. Boii-t e emërtuan krahinën Bohemia dhe lumin Vltava. Ndërmjet shek. VI p.e.s dhe shek. IX e.s., fisi gjerman Marcomanni emigroi për në Bohemi dhe fise të tjera gjermanike vijuan gjatë shek. V e.s., por në shek VI. elita e tyre dhe shumica e popullsisë lëvizën për në zonën e Danubit që i hapi rrugë një fisi Sllav që pushtonte nga perëndimi, të ngulej në këtë zonë. Fisi Sllav Çek erdhi në Bohemi në shek. VI dhe u bë themeluesi i kombit çek.
Sipas legjendës, princesha Libuše, udhëhwëse e fisit Çek, u martua me një bujk të thjeshtë me emrin Přemysl dhe themeloi dinastinë me të njëjtin emër. Kështjella e princeshës, Libusin, ndodhej në Boheminë qendrore. Në një profetësi, thuhet se ajo parashikoi lavdinë e Pragës. Ajo pati një vegim: "Shikoj një qytet të madh, lavdia e të cilit do prekë yjet! Shikoj një vend në mes të një pylli, ku një shkëmb i thepisur ngrihet mbi lumin Vltava. Është një burrë, i cili po gdhend pragun (çekisht: prah) e shtëpisë. Një kështjellë e quajtur Pragë (Praha) do të ndërtohet aty. Sapo princët dhe dukët të ndalojnë para pragut, ata do ti përulen kështjellës dhe qytetit përreth saj. Do të nderohet, do jetë i famshëm, dhe lavde do ti thurë e gjithë bota."
[redaktoni] Ekonomia
[redaktoni] Demografia
[redaktoni] Kultura
[redaktoni] Politika
[redaktoni] Shiko edhe këtë
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |