Protoni
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Protoni (nga greq. πρῶτον, proton = i pari) është një grimcë e qëndrueshme nënatomike me ngarkesë elektrike pozitive që mund të jetë i lirë ose i lidhur me një bërthamë atomike, dhe me masë 1,836 herë më të madhe se e elektronit. Protonet gjenden ne berthamen e atomit se bashku me neutronet. Për çdo berthame te elemnteve kimike , numri i protoneve është gjthmone i njejte dhe percakton vetite e nje atomi; ky numer është numri atomik i elementit. Nje proton i vetem është berthama e nje atomi te zakonshem hidrogjeni; si i tille është i ngjashem me ionin e hidrogjenit (H+). Protonet dhe neutronet janë nukleone, te cilet mund te lidhen nga forca atomike ne nje berthame atomike. Kundërlënda e protonit është antiprotoni, i cili ka ngarkesen e njejte me protonin por shenje te kundert. Protonet mund te shnderrohen ne neutrone nga kapja e elektronit; ngaqe neutronet janë me te rende se protonet, kjo ecuri nuk ndodh vetvetiu por vetem kur ushtrohet energji.
Protonet perdoren si predha ne pershpejtimet e grimcave për te krijuar dhe studiuar reagimet e berthamave atomike. Ata janë perberesit kryesore te rrezeve paresore kozmike dhe janë nder produktet e shpërbërjes radioaktive (shih radioaktiviteti) dhe reagimeve berthamore.
Protoni ben pjese ne familjen e barioneve.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
Protoni u zbulua nga Ernest Rutherford ne vitin 1919 qe i dha edhe emrin për nder te William Prout, i cili studioi masat atomike dhe parashtroi modelin e atomit ne vitin 1815.