Stanley Kubrick
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Stanley Kubrick (lindi 26 Korrik 1928 në Bronx, N.Y. ShBA, vdiq në vitin 1997) vjen nga një familje me origjinë austriake.
Kur ishte 13 vjeç i ati i dhuron një aparat fotografik dhe që nga ai moment Stanley apasionohet me botën e fotografisë. Filmimet e para i kryen pikërisht duke u nisur nga shërbimet e tij si fotograf për revistën "Look". Filmi i tij i parë me metrazh të gjatë është "Fear and Desire", nuk pati sukses, por i dha mundësinë të njihte botën e kinematografisë. Në moshën 25-vjeçare realizon "Killer's Kiss". Stanley në këtë film është jo vetëm regjisor por përgatit fotografinë, skenarin, montazhin, subjektin dhe produksionin. Me këtë film tërheq vëmendjen e opinionit. Më pas realizon "Lolita", një film që në Sh.B.A. u çensurua; që nga ai moment Stanley trasferohet në Angli për të mos u kthyher më në Sh.B.A. Shtypi e përshkruan si një njeri maniakal të vetizoluar në vilën-kështjellë së bashku me familjen e tij. Kontakti i tij i vetëm me botën është shpeshherë kompjuteri. Filmi "2001-Odiseja në Hapsirë" kushtoi 6.500.000 USD dhe 4 vjet punë masakruese për bashkëpuntorët e tij. Rezultati qe një film gjenial që menjeherë shndrrohet në një "Kult-Film" Filmi '71 del "A Clockwork Orange" u realizuar me buxhet të vogël. Me intervale shumëvjeçar realizon kryevepra si "Barry Lindon" (4 çmime Oskar), "Shining" dhe "Full Metal Jacket" Filmin e tij të fundit "Eyes Wide Shut" nuk arrin ta shoh në sallat e kinemas, Stanley vdes më 1997.
[redaktoni] Aforizma të Stanley Kubrick
- "Superfuqitë sillen si gangstera ndërsa vëndet e vogla si prostituta."
- "Një ëndërr nuk është asnjëherë vetëm një ëndërr."
[redaktoni] Filmografia
- Regjisor
- Eyes Wide Shut (1999)
- Fear and Desire (1999)
- The Killing (1999)
- Full Metal Jacket (1987)
- The Shining (1980)
- Barry Lyndon (1975)
- A Clockwork Orange (1971)
- 2001: A Space Odyssey (1968)
- Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb (1964)
- Lolita (1962)
- Spartacus (1960)
- Paths of Glory (1957)
- The Killing (1956)
- Killer's Kiss (1955)
- Producent
- Eyes Wide Shut (1999)
- Fear and Desire (1999)
- Full Metal Jacket (1987)
- The Shining (1980)
- Barry Lyndon (1975)
- A Clockwork Orange (1971)
- 2001: A Space Odyssey (1968)
- Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb (1964)
- Killer's Kiss (1955)
- Skenarist
- Eyes Wide Shut (1999)
- Fear and Desire (1999)
- The Killing (1999)
- Full Metal Jacket (1987)
- The Shining (1980)
- Barry Lyndon (1975)
- A Clockwork Orange (1971)
- 2001: A Space Odyssey (1968)
- Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb (1964)
- Lolita (1962)
- Paths of Glory (1957)
- The Killing (1956)
- Killer's Kiss (1955)