Arteria
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Arteria (nga greqishtja αρτηρία) është një enë gjaku nëpërmjet së cilës gjaku largohet prej zemrës.
Arteriet sipas rregullës e transportojnë gjakun e oksigjenuar, përveç arterieve pulmonale të cilat transportojnë gjak të paoksigjenuar. Në arteriet e njeriut ndodhen 20% e të gjithë volumit të gjakut.
Arteria më e madhe në trupin e njeriut është aorta me diametrin prej rreth 3 cm.
[redaktoni] Llojet e arterieve
- Tipi muskulor – ndodhen relativisht larg zemrës dhe janë formuese të tensionit.
- Tipi elastik – ndodhen pranë zemrës.
[redaktoni] Ndërtimi
Muri i arterieve është i ndërtuar nga tre shtresa, nga ana e gjakut emrat latin:
- Tunica interna (edhe Intima), e clia ka edhe tri nënshtresa:
- Endoteli
- Statum subendoteliale
- Membrana elastika interna
- Tunica media
- Tunica externa (edhe Adventia)