Bumi i Madh
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
"Bumi i Madh" (ose shpërthimi i madh) është një term i përdorur në teorinë kozmologjike e cila pohon se gjithësia lindi nga një gjendje tmerrësisht e ngjeshur dhe e nxehtë rreth 13.7 ± 0,2 miliardë vjet më parë. Kjo teori bazohet në vëzhgimet që tregojnë zgjerimin e hapësirës sipas modelit Robertson-Uoker të teorisë së relativitetit të përgjithshëm, siç tregohet nga zhvendosja e së kuqes të ligjit të Habllit nga galaksitë e largëta (që tregojnë së gjithësia po zmadhohet dhe po ftohet) të marra së bashku me parimin kozmologjik. Shumë dijetarë arsyetojnë, nëse gjithësia po zmadhohet dhe ftohet, rrjedhimisht ajo para çastit të krijimit duhet të ketë qënë tejet e vogël dhe e nxehtë dhe çdo gjë në gjithësi duhet të ketë qënë shumë e ngjeshur, ndoshta si një singularitet (një lakore e pafundme në hapësirë-kohë, të tilla si me ato të gjetura tek vrimat e zeza).
Bumi i madh nuk duhet të kuptohet si një "shpërthim" i madh në një hapësirë të dhënë, por si një lindje e përbashkët e lëndës, hapësirës dhe kohës nga një veçori rëndesore ose singularitet.
Disa njerëz, duke përfshirë edhe udhëheqës fetarë, e shohin teorinë e bumit të madh si të gabuar dhe e qortojnë këtë teori si mit modern të krijimit. Ata besojnë se Perëndia e krijoi gjithësinë.
Emërtimi "bumi i madh" (anglisht Big Bang) u sajua dhe u përdor për herë të parë nga Fred Hojl në një emision radiofonik të BBC, me titullin Nature of Things (natyra e gjërave). Teksti u botua në vitin 1950. Dojli nuk e përdori emërtimin për të përshkruar një teori, por për të ironizuar idenë e re. Ndoshta ka qënë edhe një "kunj" lidhur me Xhorxh Gemou, atë kohë përkrahës kryesor i teorisë, i cli kishte punuar në zhvillimin e bombës atomike. Megjithëkëtë emërtimi mbeti në perdorim edhe pse u përdor me qëllim tjetër.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Hyrje
[redaktoni] Historia e teorisë
[redaktoni] Dobësitë dhe kritikat e teorisë
[redaktoni] E ardhmja sipas teorisë
[redaktoni] Shiko edhe
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- (Anglisht) Wright, Edward L., "Brief History of the Universe" (Histori e shkurter e gjithesise).
- (Anglisht) "Welcome to the History of the Universe". Penny Press Ltd.
- (Anglisht) PBS.org, "From the Big Bang to the End of the Universe. The Mysteries of Deep Space Timeline"
- (Anglisht) D'Agnese, Joseph, "The last Big Bang man left standing, physicist Ralph Alpher devised Big Bang Theory of universe". Discover, July, 1999.
- (Anglisht) Ned Wright's Cosmology Tutorial