Vrima e zezë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Vrima e zezë është një trup qiellor jashtëzakonisht i dendur (i ngjeshur), me një tërheqje rëndesore aq të lartë e të fuqishme, saqë nuk lejon largimin e asgjëje, madje as dritës, nga "sipërfaqja" e saj, e emëruar "Horizonti i ngjarjeve". Vrima e zezë është përkufizuar edhe si një zonë e hapësirë-kohës ku largimi i gjithësisë rreth saj është i pamundshëm.
Qënësia e këtyre trupave qiellorë është parathënë nga teoria kryesore e rëndesës, Përkatësia e përgjithshme ( Relativiteti i përgjithshëm) ose Teoria e relativitetit, dhe pranohet sot nga bashkësia shkencore. Ndërkaq janë të pranishme disa vëzhgime të tërthorta të veprimtarisë astrofizike lidhur me vrimat e zeza, p.sh. në zonat qendrore të galaksive (bërthamave galaktike vepruese nga ang. "Active galactic nucleus") si edhe lëshimet e rrezeve X nga rrezet X të dyfishta. Po ashtu hamendësohet se vrimat e zeza rrezatojnë energji për shkak të pasojave të mekanikes kuantike të njohura si "Rrezatimi Hokingian".
Vrima e zezë pasi formohet nga një yll ka një masë te pakten tre herë më të lartë se e Diellit, por për shkak të ecurive të ndryshme të humbjeve të masës të shkaktuara nga yjet në fundin e jetës së tyre ndodh që ylli zanafillor të ishte të paktën dhjetë here më i ngjeshur se Dielli. Numrat e përmendur janë tregues, përsa i përket hollësive të modeleve të përdorura për të parashikuar zhvillimin yjor dhe në veçanti nga përbërja kimike fillestare e mjegullnajave të gazta që i jep jetë yllit të lartpërmendur. Nuk është e papërfillshme mundësia që një vrimë e zezë mund të ketë prejardhje jo yllore, siç parashtrohet p.sh. pët të ashtuquajturat "vrimat e zeza fillestare".
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia e vrimave të zeza
[redaktoni] Krijimi i vrimave të zeza
[redaktoni] Vëzhgimet
[redaktoni] Llojet e vrimave të zeza
[redaktoni] Dëshmitë
[redaktoni] Zbulimet më të reja
[redaktoni] Shiko edhe
- Vrima e bardhë
- Ergosfera
- Ylli Q
- Krimbvrima