Citologjia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Citologjia është shkenca që merret me studimin e qelizës. Citologjia studion formën, funksionin dhe krijimin e qelizës. Pasi qeliza është njësia themelore morfofunksionale e të gjitha qënieve të gjalla, sot citologjia zë vend qëndror në biologji.
Çdo qelizë, pa marrë parasysh formën, madhësin dhe karakterin e aktivitetit të saj, që të mbahet në jetë, duhet të ketë së paku tri sisteme strukturore - kimike, që janë:
- sistemi i membranave, i cili e përkufizon qelizën dhe të gjitha organelet e saj, rregullon bartjen e materieve brenda dhe jashtë saj
- sistemi që e furnizon qelizën me energji dhe
- sistemi që e siguron autoproduksionin e qelizës.
[redaktoni] Organizmi themelor i qenieve të gjalla
Materia e gjallë është e organizuar mirë pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit evolutiv të saj, pra ajo është shumë e ndërlikuar p.sh si tek ameba ashtu edhe te njeriu. Qeliza është njësia ndërtuese themelore e funksionale e të gjitha qënieve të gjalla, pra forma më e vogël e organizuar ku realizohet jeta.
Ky artikull nga Biologjia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |