Ezofagu
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ezofagu (lat. Oesophagus shqip edhe gurmazi) është pjesë sistemit të tretjes së ushqimit dhe shërben për transportin e ushqimit nga gryka deri te lukthi.
[redaktoni] Anatomia e ezofagut
Ezofagu i njeriut është rreth 25 - 30 cm i gjatë. Në pjesë e sipërme shtrihet pas trakesë dhe para kurrizit. Në gjatësinë e tij ezofagu ndahet në tri pjesë:
- Pjesa e qafës: pars cervicalis
- Pjesa e kraharorit: pars thoracica
- Pjesa e barkut: pars abdominalis
Në të gjenden tre ngushtica fiziologjike:
- Ngushtica e lartë thirret edhe goja e ezofagut
- Ngushtica e mesme ndodhet aty ku ezofagu e prek Aortën dhe thirret ngushtica e Aortës
- Ngushtica e poshtme është aty ku ezofagu kalon nëpër diafragmë në bark dhe thirret Hiatus oesophageus. Në të njëjtën kohë ngushtica e poshtme ndërton një mekanizëm për mbylljen e tij, i cili thirret edhe Kardia.
Si edhe pjesët e tjera të sistemit të tretjes po ashtu edhe muret e ezofagut janë të përbërë prej katër shtresave të cilat ndahen po ashtu në nënshtresa:
- Mucosa
- Lamina epithelialis mucosae
- Lamina propria mucosae
- Lamina muskularis mucosae
- Submucosa
- Muscularis
- Serosa