Fermentimi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Në kuptimin më shkencor, fermentimi (tharmimi) është reaksioni anaerobik, metabolik, energji lëshues i një molekule ushqyese si glukoza. Gjatë këtij proçesi nuk ndodh oksidim. Fermentimi prodhon laktaze, acid acetik, etanol, ose ndonjë produkt tjetër të thjeshtë.
Fermentimi përdoret edhe për tju referuar rritjes së disa mikroorganizmave në disa materiale. Kur fjala përdoret në kuptimin e saj normal, nuk ka ndonjë ndryshim të konsiderueshëm midis metabolizmit aerobik dhe atij anaerobik.
Ky proçes shpesh përdoret për të konservuar (ruajtur) ushqimin. Fermentimi zakonisht i referohet fermentimit te sheqerit ose alkoolit duke përdorur maja, por proçese të tjera fermentuese përfshijnë prodhimin e kosit. Shkenca e fermentimit njihet si zimologjia.
Fermentimi zakonisht pranon që aksioni i mikroorganizmave gjatë proçesit është i qëllimshëm nga ai që po kryen këtë proçes.