Gjumi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Gjumi është një gjendje e natyrshme pushimi i rregullt trupor i vëzhguar tek të gjithë gjitarët, zogjtë dhe peshqit. Gjumi është e kundërta e zgjimit. Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër, një gjendje prehjeje trupore e mendore, që veçorizohet nga një zvogëlim i vullnetshëm i lëvizjeve trupore, rënie e reaksioneve ndaj ngacmimeve të jashtme, një nivel i lartë i anabolizmit (ripërtëritjes së qelizave), dhe një nivel i ulët i katabolizmit (shkatërrimit të qelizave). Prandaj, gjersa vetëdija është kujdesi ndaj mjedisit, gjumi është vetem nje gjendje e tjetërsuar e vetëdijes, e kundert me te qenurin pavetdijshem. Gjumi ndikohet nga ritmi ditor, dhe ndodh çdo 24-orë, (megjithese ora e brendëshme (ora biologjike) e njeriut zakonisht shkon ne cikle 24,5--25,5 ore) dhe nga shkaqe hormonale dhe rrethanore. Ky ritem apo cikël rregullohet çdo dite (d.m.th, çdo 24 ore), dhe ky cikel ndikohet nga shume ngacmime, ne te shumten nga shkaqe te njohura qe kane te bejne me driten diellore, pra ciklin dite - nate. Nga ky cikel varet niveli i melatonines, i cili rritet gjithmone, kur ne biem te fleme. Gjumi është funksion riperterites i trupit dhe trurit siç verehet nga shume simptoma (shenja) te keqfunksionimit qe haset kur kafshet nuk mund të flenë.
Ne te vertete, megjithese gjumi është paraqitur si nje gjendje e dukshme qetësie, gjate kesaj gjendjeje ndodhin ndryshime te ndërlikuara ne nivelin trunor qe nuk mund te shpjegohen vetem me nje gjendje te thjeshte pushimi trupor e mendor. Për shembull, janë disa qeliza trunore qe ne disa faza te gjumit kane nje veprimtari 5-10 here me te larte ne krahasim me zgjimin. Dy veçori themelore dallojne gjumin me gjendjen e te qenit zgjuar: e para është qe gjumi ngre nje pengese perceptive (rrokese) midis botes se vetedijshme dhe botes se jashtme, e dyta është qe nje ngacmim shqisor (p.sh. nje zhurme e forte) mund t´a tejkaloje kete pengese dhe t´a zgjoje te fjeturin. Nje gjume i pershtatshem është biologjikisht i domosdoshem dhe duket i nevojshem për te ndihmuar jeten.
Tabela e përmbajtjeve |