Varshava
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Varshava | |
Statistika | |
Koordinatat | 52° 13' V., 21° 02' L. |
Popullsia -dendësia |
1 690 821 banorë 3258 banorë/km² |
Sipërfaqja | 516,90 km² |
Administrata | |
Rrethet | Masowien |
Adresa e kuvendit | Rada miasta st. Warszawy |
Posta | 00-001 deri 04-999 |
Prefiksi telefonik | +22 nga Polonia |
Faqe zyrtare | um.warszawa.pl |
Politika | |
Kryetar | Hanna Gronkiewicz-Waltz |
Partia udhëheqëse | PO |
Komunikacioni | |
Targa e automjeteve | WA deri WZ |
Aeroporti | Frédéric Chopin IATA-Code:WAW 10 km nga qendra Flota LOT |
redaktoni kutinë |
Varshava është kryeqyteti i Polonisë dhe ndodhet në pjesën qendrore të vendit në Wisła.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Të dhëna
- President i qytetit: Hanna Gronkiewicz-Waltz
- Bashkia e Varshavës: Rada miasta st. Warszawy
- Popullsia: 1 690 821
- Sipërfaqja: 516,90 km2
- Dendësia: 3258/km2
- Kodi i internetit TLD: .waw.pl
- Dikush themelon qytet në XIII shekulli
- Në 1596 mbret Zygmunt III Waza transferohen kryeqytet nga Kraków në Varshava
[redaktoni] Pak histori
[redaktoni] Lufta e II-të Botërore
Një muaj pas fillimit të Luftës së II-të Botërore më 1 shtator 1939, Gjermania fashiste pushtoi kryeqytetin e Polonisë. Pas një muaji, më 1 gusht 1944 banorët e kryeqytetit organizojnë kryengritjen e njohur si Kryengritja e Varshavës (polonisht: Powstanie Warszawskie). Përgjatë kësaj kohe në bregun e djathtë të lumit qëndronte ushtria ruse e cila nuk ndërhynte. Kjo kryengritje e banorëve të Varshavës u shua me gjak nga gjermanët pas dy muajsh më 2 tetor. Përgjatë luftimeve të zhvilluara, 70% e kryeqytetitVarshava ishte shkatërruar. Ndërsa më 17 janar 1945 ushtria ruse pushtoi Varshavën duke instaluar aparatin e qeverisjes sovjetike në Poloni.
[redaktoni] Socializmi
Pas luftës së II-të botërore Varshava kishte 160,000 banorë, prej tyre vetëm 16,000 banonin në pjesën e majtë të qytetit.
Rindërtimi i Varshavës pas luftës kaloi disa faza, ndër të cilat më të njohurat janë:
- 1945 - Rindërtimi i qytetit nga banorët e saj.
- 1947 - Bashkia e qytetit ndërton "Trasa W-Z" pranë qytetit të vjetër.
- 1952 - Përfundon rindërtimi i qytetit të vjetër dhe lagjeve të vjetra.
- 1955 - Rusët ndërtojnë Pallatin e Kulturës dhe Shkencave (pol. Pałac Kultury i Nauki)
- 1971 - Bashkia e Qytetit ndërton Pallatin mbretëror (Kala mbretërore).
Popullil polak organizoi disa protesta kundër regjimit komunist të instaluar nga Stalini dhe të dirigjuar nga Moska. Protestat e tilla që kanë arritur të lënë gjurmë në historinë e Polonisë janë:
- 3-7 tetor 1957 - "ZOMO" shpërndan të rinjtë protestues
- 30 janar 1968 - policia shpërndan njerëzit që shkonin tek monumenti i Adam Mickiewicz pasi kishin inskenuar dramën e tij të ndaluar.
- 13 dhjetor 1981 - gjenerali Wojciech Jaruzelski miraton ligjin e luftës
- 1982 - Protestat qytetare kundër ligjit të njohur si ligji i luftës
[redaktoni] Kapitalizmi (pas 1989)
Polonia është një ndër shtetet e para të bllokut socialist i cili arriti të shkëputet nga ndikimi i Moskës. Si rezultat i protestave të popullit më 1989 Polonia shpallet zyrtarisht vend demokratik. Pas kësaj ndikimi i shteteve perëndimore filloi të rritet në një shkallë të lartë dhe Varshava filloi të marrë ngjyrë dhe të pasurohet si qytete e Evropës perëndimore.
[redaktoni] Ndryshimi i popullsisë
1700: 30 000
1792: 120 000
1800: 63 000
1830: 139 000
1850: 163 000
1882: 383 000
1900: 686 000
1925: 1 003 000
1939: 1 300 000
1945: 422 000 (shtator)
1956: 1 000 000
1960: 1 139 200
1970: 1 315 600
1975: 1 436 100
1980: 1 596 100
1990: 1 611 800
2003: 1 689 600 (31 dhjetor)
[redaktoni] Ndarja adminisrative
- Qyteti ndahet në 18 rrethe (pol. dzielnica) të cilat janë:
- Białołęka
- Bemowo
- Bielany
- Mokotów
- Ochota
- Praga Południe
- Praga Północ
- Rembertów
- Śródmieście
- Targówek
- Ursus
- Ursynów
- Wawer
- Wesoła
- Wilanów
- Włochy
- Wola
- Żoliborz
- Qytezat periferike që hynë nën administrimin e kryeqytetit
- Pruszków (53 000)
- Legionowo (50 600)
- Otwock (44 000)
- Wołomin (36 500)
- Żyrardów (41 400)
- Nowy Dwór Mazowiecki (27 518)
- Piaseczno (25 200)
- Grodzisk Mazowiecki (24 900)
- Piastów (23 700)
- Ząbki (20 363)
- Marki (19 000)
- Zielonka (16 454)
- Kobyłka (16 300)
[redaktoni] Shiko dhe këtu
- Varshava është qyteti i cili në gjirin e vetë ka sheshin "Skendebeu". Ky sheshë është emërtuar me emrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” me vendimin e Bashkisë së Varshavës më 28 nëntor 2005 me rastin e 600 vjetorit të lindjes së herojit. Më parë ishte propozuar sheshi në kryqëzimin e rrugës “Belvederska” ku tani gjendet Hoteli “Hayatt” i cili më parë thirrej “Skenderbeu”
- Aktualisht, Sheshi “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” ndodhet ne nje nga sheshet kryesore te Varshaves, prane nje zone te zhvilluar industriale dhe urbanistike.[1]