Vitamina A
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Vitamina A (Retinoli, Akseroftoli) është një vitaminë esenciale, që tretet në yndyrë. Kjo vitaminë ka një strukturë terpeni dhe ju takon terpeneve por është edhe alkool. Formula e plotë e retinolit është C20H30O. Është një substancë e fortë me ngjyrë të verdhë. Retinoli është një alkool primar njëvalent, pasi që një grup hidroksidi është i lidhur në një atom karboni, i cili në anën tjetër është i lidhur po ashtu vetëm me një atom karboni.
[redaktoni] Pak histori
Retinoli u zbulua në vitin 1909. P. Karrer arriti më 1931 të bëjë prodhimin e pastër të tij nga vaji i mëlçisë së peshkut.
[redaktoni] Vetitë
Vitamina A ka pikën e shkrirjes në mes të 62° dhe 64°C kurse pikën e vlimit në mes të 137° dhe 138°C. Masa molare është 286,46 g/m.
[redaktoni] Burimet e Vitaminës A
Në bimë gjendet në formë të beta-karotinës, e cila më tutje në organizëm shndërrohet në vitaminë A. Për këtë arsye beta-karotina quhet edhe provitaminë A. Pasi që beta-karotina vetëm kur është nevoja shndërrohet në vitaminë A dhe për dallim prej kësaj nuk është helmuese edhe në doza të mëdha, duhet ti jepet përparësia në rast të përdorimit të substancave plotësuese ushqyese. Retinoli gjendet në prodhimet e qumështit, në të verdhën e vezës dhe në vajin e mëlçisë së peshkut.
Ky artikull nga Mjekësia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Ju lutemi shikoni edhe Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! |