Wikipedia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Wikipedia (Shqiptimi: Uikipedia gjithashtu dhe si Vikipedia / [ˌvɪkiˈpeːdia]) është një projekt për të krijuar një enciklopedi të lirë e cila do të shkruhet dhe redaktohet nga lexuesit e saj nga e tërë bota. Wikipedia është një faqe WikiWiki.
Hapat e parë për krijimin e një enciklopedie të lirë në gjuhën angleze u hodhën në janar të vitit 2001. Kjo enciklopedi ashtu si dhe shumë projekte të ngjashme në gjuhë të ndryshme administrohen nga fondacioni mëmë amerikan i ashtuquajtur Wikimedia Foundation. Ekzistojnë edhe fondacione të ngjajshme në Francë dhe Gjermani. Varianti në gjuhën shqipe i kësaj enciklopedie të lirë ekziston nën adresën: http://sq.wikipedia.org.
Gjithçka tek Wikipedia është nën liçensën GNU Free Documentation License (GFDL). Redaktorët mbajnë të drejtat e autorit për çfarë shkruajnë, por teksti mbetet i lirë për të tjerë për ta përdorur dhe redaktuar sipas kushteve të GFDL-it. Për më shumë informacion shikoni Mbi të drejtat e autorit.
[redaktoni] Wikipedia Shqip
- Artikulli kryesor: Wikipedia Shqip
Versioni Shqip i Wikipedisë, Enciklopedisë së Lirë që quhet Wikipedia Shqip, filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 14.559 artikuj. Wikipedia Shqip mban vendin e 52-të në rangun Meta.
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Projekte të Wikimedia Foundation |
---|
Wikibooks • Wikimedia Commons • Wiktionary • Wikinews • Wikipedia • Wikiquote • Wikisource • Wikispecies • Meta-Wiki |
Wikipedia mbahet nga Fondacioni Wikimedia, një fondacion pa përfitime i rregjistruar në Florida, ShBA. Wikimedia mban edhe disa projekte të tjera Wiki:
Wikibooks Libra |
Wiktionary Fjalori |
Wikiquote Përmbledhje citatesh |
Wikisource Dokumente në anglisht |
||||
Wikispecies Amëza e gjallesave në anglisht |
Wikinews Lajme në anglisht |
Commons Materiale grafike |
Meta-Wiki Wikimedia koordinuesi |