Koloseumi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
![]() |
![]() |
Pamja e jashtme e Koloseumit në mbëmje. |
Koloseumi ose origjinal njohur si Flavian Amphitheatre (latinisht: Amphitheatrum Flavium, italisht Anfiteatro Flavio ose Colosseo), është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit të Romës, Itali. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45,000-50,000 ulëse spektatorësh. Kolosumi u shfrytëzua për garime gladiatorësh në sy të publikut. U filloi të ndërtohet në lindje të Forumit Romak gjat viteve 70 dhe [72]] nga imperatori Vespasian. Amfiteatri si një ndërtesë më e madhja e gjith historisë së Perandorisë Romake u përfundua në vitin 80 nën udhëheqjen e perandorit Titus, kurse disa modifikime pësoi dhe gjat sundimit të Domitianit.[1] Koloseumi u shfrytëzua rreth 500 vite me garimet e fundit të evidentuara në shekullin e VI pas datës tradicionale të dështimit të Romës në vitin 476. Sikurse mbajtja tradicionale e garave të gladiatorëve në këtë godinë janë mbajtur dhe shumë spektakle tjera të cilat kishin gjithmonë karakter gjakderdhës - dëfrim në vuajtje të të tjerëve qofshin njerëzit nga njerëzit, njerëzit nga kafshët ose kafshët nga njerëzit. Edhe përskaj dëmtimeve të fituara nga dridhjet e tokës dhe vjedhësit e gurëve Koloseumi prap se prap ka mbetur simbol i Romës perandorike dhe është një nga simbolet që ka mbijetuar më me sukses nga arkitektura e Perandorisë Romake. Koloseumi është një nga simbolet më atraktive dhe më të vizituara në kohën e sotme në Romë dhe ka lidhje të ngushtë me Kishën Katolike Romake lidhur me disa rituale fetare.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
[redaktoni] Antike
![]() |
Harta e qendrës së Romës gjat Perandorisë Romake, me Koloseumin në skajin sipërm djathtas. |
Ndërtimi i Koloseumit filloi nën urdhërin e perandorit Vespasian[1] rrerh viteve 70-72. Vendi u zgjodh sepse ishte i rrafshë mes kodrave Caelian, Esquiline dhe Palatine. Gjat shekullit II p.e.r. vendi ishte dyndëshëm i banuar. vendi u ç'popullarizua gjat zjarrit të madh të Romës në vitin 64, ky Neroni përfitoi që pjesën më të madhe të teritorit të e vëj nën kontrollin e vetë. Ai e ndërtoi ndërtesën 'Domus Aurea përball të së cilës ndërtoi lumej artificial të rrethuar me pavilione dhe kopshte. [2] Territori i ngritur nga Neroni u shkatërrua nga Vespasiani dhe përkrahësit e tijë. Gjithashtu Colossus u shkatërrua, si dhe pjesa më e madhe nga Domus Aurea u rrënua, lumi u rimbush me tokë dhe vendi u përgatit për ndërtesën e re Flavian Amphitheatre (Koloseumi). Koloseumi u kompletua gjer në pjesën e tretë gjat kohës së sundimit të Vespasianit i cili vdes në vitin 79. Niveli i fundit i ndërtimit u bë nga djali i tijë Titus në vitin 80. [1] Dio Cassius paraqet se 11,000 kafshë të egra janë therrë në 100 ditët e festimit të inagurimit të amfiteatrit. Godina u modifikua nga djali më i ri i Vespasianit, Imperatori Domitian, i cili ndërtoi hypogeum, një seri tunelesh nëntokësore për të mbajtur në to kafshët dhe skllavët si dhe iu shtua një pjesë sipër për të shtuar kapacitetin. Në vitin 217, u dëmtua shumë nga një zjarr i madh[3] i cili nivelet e sipërme të drunjta të brendësisë së amfiteatrit. Nuk u rindërtua plotësisht gjer gati rreth vitit 240 ku vazhduan dhe përmirsime të mëtejshme në vitin 250 ose 252 dhe përsëri në vitin 320. Më pas për shkak të tërmeteve Kolosumi u riparua edhe nga imperatorë tjerë. [2]
[redaktoni] Mesjetare
Koloseumi u shfrytëzua për qëllime të ndryshme gjat kohës së mesjetës. Gjat shekullit VI një kishë e vogël u ndërtua në hapsirën e brendëshme. Arena e Koloseumit u shëndërrua në varreza, sipërfaqe të shumta të ndërtesës nën nivelet u shëndërruan në shtëpi adhurimi të cilat kan qenë të evidentuara gjer në shekullin e XII. Arreth viti 1200 amilja Frangipani e mbizotëroi Koloseumin dhe e fortifikoi, sigurisht duke e përdorur si kështjellë.
Disa dëmtime pësoi gjat tërmetit të vitit 1349, duke shkaktuar rrënimin e pjesës jugore. Shumica e gurëve të rënë u shfrytëzuan për ndërtimin e vendeve, kishave, spitaleve si dhe ndërtesave tjera edhe jasht Romës. Paria fetare krishtere u vendos në pjesën e tretë veriore të Koloseumit kah mesi i shekullit XIV duke qëndruar aty gjer në vitet e hershme të shekullit XIX. [2]
[redaktoni] Moderne

Gjat shekullit XVI dhe XVII Popa Sixtus V (1585-1590) planifikoi të e shëndërroj ndërtesën në fabrikë të përpunimit të leshit me qëllim të ngritjes së punësimit dhe uljes së prostitucionit në Romë, por ky planifikim dështoi shkak i vdekjes së tijë.[4] Në vitin 1671 Kardinal Altieri autorizoi përdorimin e tijë për luftëra mes demave, reagimi publik ndikoi për menjanimin e kësaj ideje.
Koloseumi sot është atraksioni më i madh turistik në Romë duke e vizituar miliona vizitorë nga e gjith bota. Ky efekt ndikoi në realizimin e disa projekteve restauruese gjat viteve 1993 dhe 2000, duke kushtuar rreth 40 miliard Lira Italiane ($19.3m / €20.6m në v.2000). Në vitet e mëvonshme u bë simbol ndërkomëtarë kundër denimit me vdekje, denim që u largua nga Italia në vitin 1948. Disa demostrata kundër denimit me vdekje u mbajtën pikërisht para Koloseumit në vitin 2000.
[redaktoni] Emri
Emri i Koloseumit gjat kohë është besuar të jetë ndarë nga statuja kolosale e Neronit.[1]
Emri pastaj u ndërrua në Coliseum gjat kohës së mesjetës njohur edhe në shqip, por Flavian Amphitheatre përgjithësisht është emër i pa njohur. Në Itali amfiteatri akompa njihet si il colosseo, dhe në gjuhët tjera romake njihet me emër të ngjashëm si le colisée (frëngjisht), el coliseo (spanjisht) dhe o coliseu (portugalisht).
[redaktoni] Përshkrimi strukturorë
Koloseumi ka lartësi 48 metra (157 ft / 165 këmbë Romake), gjatësi 189 metra (615 ft / 640 këmbë Romake), dhe gjerësi 156 metra (510 ft / 528 këmbë Romake), me një shtrirje sipërfaqsore prej 6 hektarësh. Muri i tij i jashtëm origjinal arrin gjatësi 545 metra (1,788 ft / 1,835 këmbë Romake) dhe vlerësohet të ket mbi 100,000 metra kub (3,531,466 ft³) guri ristalorë sëbashku me 300 ton çelik.[2] Sidoqoft, ka pësuar dëmtime të shumta gjat shekujve, kështu që ka mbetur pjesa veriore akoma e ngritur.
Dyqin e katërdhjetë (240) shtylla zbukuruese ishin të vendosura në majë të hatullave. Roli i tyre ishte mirmbajtja e strehës njohr si 'velarium, kjo mbronte spektatorët nga shiu dhe dielli.[1]
[redaktoni] Përdorimi

Koloseumi është përorur për t'i mbajtur gladiatorët dylufitmet e tyre si dhe shum organizimeve të manifestimeve tjera që kryesisht kishin karakter luftarak.
Organizimet e manifestimeve të ndryshme jan mbajtur si nga shteti ashtu edhe nga individë me prestigj të lartë, shembull perandori Trajan për të festuar fitoren e tijë në Dacia në vitin 107 ka mbledhur 11,000 kafshë dhe 10,000 gladiatorë të cilët në një periudhë prej 123 ditësh kanë luftuar mes veti.
[redaktoni] Krishterët dhe koloseumi
[redaktoni] Koloseumi në kulturën popullore
Statuja ikonike e Koloseumit është paraqitur në shumë filma të njohur si dhe në shumë tema tjera kulturoe nga të cilat mud të përmendim:
- Kënga nga Cole Porter You're the Top muzika nga Anything Goes (1934) ku përfshin vargun "You're the Top, You're the Colosseum" (Ti je kulmi, ti je Koloseumi)
- Në vitin 1953 në filmin Roman Holiday, koloseumi shërben për krijimin e disa skenave.
- Në vitin 1954 në filmin Demetrius and the Gladiators
- Në vitin 1972 në filmin Return of the Dragon, Bruce Lee dylofton Chuck Norrisin në Koloseum.
- Në filmin e Ridley Scottit në vitin 2000 Gladiator,
- Në vitin 2003 në filmin The Core
[redaktoni] Referencat
- ^ 1,0 1,1 1,2 1,3 1,4 Sipas librit: Të kuptuari e arkitekturës: elementet, historinë dhe kuptimin", Autor: Leland M. ISBN 0-06-430158-3
- ^ 2,0 2,1 2,2 2,3 Sipas librit: "Rome: An Oxford Archaeological Guide", ISBN 0-19-288003-9, faqe:276-282
- ^ Cass. Dio lxxviii.25
- ^ "Rome." Encyclopædia Britannica. 2006.
- Libri:"Guida Archeologica di Roma" , botues:Arnoldo Mondadori Editore, ISBN 88-04-11896-2
- Libri: "The Colosseum", botues: Harvard University Press, vendi: Cambridge, ISBN 0-674-01895-8
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Commons: Colosseum – Këtu mund të gjeni figura, audio dhe video. |
- Satellite view of Colosseum — at WikiMapia = Google Maps + Wiki
- LacusCurtius entry on the Colosseum
- Photos and podguides of Rome Free images and audio guides of the Colosseum
- Colosseum Information about the Colosseum and photo gallery on worldstadia.com
- The Roman Colosseum, Rome virtual reality movies and free audio guide for iPod or MP3
- The COLOSSEUM — a site on the Roman amphitheatre
- ArtLex Art Dictionary — a cross-section view of the colosseum
- Colosseum's Flora
- Photos Colosseum (Ipix panorama)
- Views of the Flavian Amphitheatre (Coliseum)