Gjuha spanjolle
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Gjuha spanjolle | |
---|---|
Flitet në: | Spanjë, Meksikë, Argjentinë, etj. |
Vendi: | |
Numri i Folësve: | mbi 300.000.000 banorë |
Renditja: | |
Gjenetika | indoevropiane |
Klasifikimi: | |
Statusi Zyrtar | |
Gjuhë zyrtare e: | |
Rregullohet nga: | |
Kodet e gjuhës | |
ISO 639-1 | |
ISO 639-2(B) | |
SIL |
Gjuha spanjolle (ose spanishtja) flitet në Spanjë, në Amerikën Qendrore, si dhe në të gjithë Amerikën Jugore (Latine), me përjashtim të Brazilit ku flitet portugezishtja. I takon familjes së gjuhëve indoevropiane, gjegjësisht asaj gjuhës latine. Karakteristikë e saj është se shkruhet ashtu siç flitet.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Zanafilla e gjuhës spanjolle
[redaktoni] (218 p.l.K - 409 m.l.K)
Spanjishtja është nje gjuhe latine. Por kane ngelur disa gjurmë nga gjuhet përpara romanizimit, siç ishte euskera (gjuha baske). Pushtimi romak fillon në vitin 218 p.e.s., por qe e ngadaltë dhe zgjati rreth dy shekuj. Latinishtja që flitej në gadishullin iberik ishte vullgare, sepse romakët që vinin në Hispania në atë kohë i përkisnin klasëve të ulta.
[redaktoni] Dyndjet gjermanike
Kaluan në gadishullin disa fise gjermane. Midis tyre ishin dhe visigodët që u instaluan në të gjithë territorin përveç Pais Basco. Dominimi i tyre zgjati tre shekuj dhe la disa gjurmë në gjuhë, por vendasit vazhdonin të flisnin latinishten.
[redaktoni] Pushtimi arab
Në vitin 711, arabët e berberët hyrën në gadishullin iberik. Ndejtën rreth tetë shekuj. Në territoret e veriut u organizua ripushtimi nga mbretëritë kristiane. Këto mbretëri kishin gjuhët e veta: gallego-portugalisht, leones (zona e Leon), castellano (zona e Castilla, kështu quhet spanjishtja sot), navarro-aragones (në veri-lindje të gadishullit) dhe catalan (në Barcelonën e sotme). Në jug flitej arabishtja. Kristianët që jetonin në zonat arabe flisnin mozarabe, por kjo gjuhë u zhduk gjatë ripushtimit. Arabishtja ka lëne gjurmë të rëndësishme në gjuhën spanjolle (siç është prania e "h"), por nuk u imponua. Megjithëatë qe e rëndësishme në Mesjetë, sepse Spanja u shnëndërrua në qendrën kulturore të Evropës, aty shkonin të gjithë të mençurit e vendeve veriore.
[redaktoni] 1492
Ne 2 janar te ketij viti mbaroi ripushtimi dhe kristianet ripushtuan te gjithe gadishullin duke ekspulsuar arabet e fundit te Granades. Ne 31 mars, mbreteresha Isabel Katolikja ekspulsoi çifutet. Ata qe iken vazhdonin te flisnin spanjisht, duke i hapur rruge nje gjuhe tjeter: judeo-español. Ne te njejtin vit, Kristofer Kolombi zbulon Ameriken ku perhapet shpejt spanjishtja. Ne 1492 publikohet për here te pare nje liber për gramatiken spanjolle nga Antonio de Nebrija.
[redaktoni] Dialektet e gjuhës spanjolle
[redaktoni] Përhapja e gjuhës spanjolle
Në kohen e zbulimeve të mëdha, u rizbulua nga Ameriko Vespuci kontinenti i ri, qe do merte emrin e tij "Amerika". Zbuluesi gjenovez Kristofor Kolombi ne sherbim te Mbreterve Katolike, nuk e dinte se c´kishte zbuluarë duke gjurmuar rrugët detare më të shkurtta për të arritur Indinë. Kjo ishte koha kur në territoret tona tashme kishte shkelur këmba e turqve osmanllinj dhe tregtia e mallrave Evrope-Indi ishte bërë e pamundur sepse udhet qene bllokuar nga deti dhe toka nga tërqit. Duke pasur parasysh kete gjendje, dy mbreterite neo-latine (Spanja dhe Portugalia), u ngriten në superfuqi botërore pas epokes se Rekonkistes (Ripushtimit) dhe permiresuan teknikat e lundrimit në oqeane. Energjia e madhe e treguar gjate Rekonkistes, ambicia për pasuri e lavdi, i mundësoi atyre që të arrinin të zulonin dhe te sundonin te ashtuquajturen Botën e Re. Këto dy vende e ndanë këtë botë në dy pjesë, perendimi i takoi spanjollëve e lindja portugezëve. Për këtë shkak, sot në Peru, Ekuador, Venezuela e pjesen më të madhe të Amerikës Latine (me disa perjashtime) flitet gjuha spanjolle si gjuhë zyrtare, ndërsa në Brazil gjuha zyrtare është portugalishtja.
[redaktoni] Spanjishtja në SHBA
Spanjishte gjuha që folur në territorin e Mbreterise Spanjolle dhe vendet e Amerikës Latine, si dhe ne ish-kolonine spanjolle te Guineas ne kontinentin afrikan. Flitet po ashtu ne mjaft rajone te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne Filipine e nje variant i saj flitet ne disa zona te Gadishullit Ballkanik e ne Izraelin e sotem. Ky variant gjuhesor njihet me emrin "Judeo-Espanyol" apo "Xhudezmo". Historikisht, Kalifornia, Teksasi, Arizona, nje pjese e Kolorados, Meksika e Re kane qene pjese te Perandorise Spanjolle, e pas renies se saj, qene pjese legjitime e shtetit te Meksikes. Natyrisht, qe ne keto territore flitej spanjisht. Pas aneksimit te ketyre rajoneve nga superfuqia qe po pervijohej ngadale e me force ne rrafshin boteror, ne keto zona mbeten nje numer i konsiderueshem banoresh, gjuha amtare e te cileve qe spanjishtja. Numri i tyre është rritur dukshem pas Luftes se Dyte Boterore si pasoje e emigrimit ekonomik e politik te mjafte qytetareve e fshatareve meksikane, amerikanoqendror e nga Pellgu i Karaibeve. Sot mendohet te jetojne ne Sh.B.A. mbi 30 milione njerez me origjine hispanike.