Konstantinopoja
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Konstatinopoja (greq. Κωνσταντινούπολις / Konstantinupolis - "Qyteti i Konstantinit), u themelua nga grekët në vitin 660 p.e.s. me emrin Vizantion (Βυζάντιον - shqip Bizanti), dhe e mbajti këtë emër deri në vitin 1930, vit në të cilin Ataturku kreu reforma kombëtare turke duke e quajtur İstanbul (Stambolli i sotëm). Në lashtësinë e vonë dhe në mesjetë Konstantinopoli pati rëndësi shumë të madhe. Ai ishte qyteti më i madh dhe më i pasur i Evropës. Në mesjetë ai quhej edhe "Mbreti i qyteteve". Konstantinopoli ishte "Roma e Re (Nova Roma emër që mori nga krijuesi i tij Perandori romak Konstantini i I, me 11 maj të vitit 330) kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, pas pushtimit osman në vitin 1453 u bë kryeqyteti i Perandorisë Osmane. Si qendra e dy perandorive botërore, në vendin ndarës mes dy kontinenteve, Konstantinopoli zotëron një rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe artistike. Si lloji i parë i nje qyteti perandorak, Konstantinopoli ka qënë më gjatë se Roma ( qindvjecari 3 p.e.s - qindvjecarin e 5) metropol që nga qindvjeçari i 4 deri në të 18-in. Konstantinopoli gjëndet strategjikisht midis Bririt të artë dhe Detit të Marmaras në pikën ku takohen Evropa dhe Azia.
Tabela e përmbajtjeve |