Dialekti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Dialekti (nga greq. dialegomai: bisedë me njëri-tjetrin) është një variant i një gjuhe, i cili përdoret nga një pjesë e popullsisë së një vendi, por që kuptohet edhe nga folësit e tjerë të kësaj gjuhe. Dialektet e një gjuhe dallojnë nga njëri-tjetri nga disa veçori leksikore, sintaksore ose fonetike.
Në përgjithësi dallojmë dy lloje dialektesh:
- dialektet krahinorë (ose gjeografikë), që studiohen nga dialektologjia.
- dialektet shoqërorë (ose sociolektet), që studiohen nga sociolinguistika.
Gjuha Shqipe ka dy dialekte, gegë dhe toskë.
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Kategoritë: Cung | Dialekte | Gjuhësi