Gjeni
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Gjeni është nje copë e molekulës së acidit dezoksiribonukleik (ADN-së), që përmban informacionet themelore të krijimit të një acidi ribonukleik (ARN). Gjenet janë njësitë e trashegimisë në organizmat e gjalla. Gjenet janë të koduara në lëndët gjenetike të organizmave (zakonisht ADN dhe ARN) dhe kontrollojnë zhvillimin trupor dhe sjelljen e organizmave. Gjatë riprodhimit, lënda gjenetike kalon nga prindi tek fëmia. Lënda gjenetike mund të kalojë midis individësh jo të afërm (p.sh. nëpërmjet ndërçimit dhe virusëve). Gjenet kodojnë informacionet e duhura për ndërtimin e lëndeve kimike (proteinat, etj.) të nevojshme për funksionimin e organizmave.
Fjala "gjen" u vendos në vitin 1909 nga botanisti danez Vilhelm Johansen për njësinë themelore trupore dhe funksionale të trashigimisë. Fjala gjen rrjedh nga emërtimet e Hugo de Vries, që rrjedh nga ana e saj nga fjala pangenezë, të cilën e krijoi Darvini në vitin 1868. Fjala pangenezë përbehet nga fjalët greke pan: parashtesë që do të thotë "mbarë", "krejt" dhe genesis: lindje ose genos: prejardhje.
Tabela e përmbajtjeve |