ADN
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Acidi desoksiribonukleik, shkurt ADN (anglisht - DNA) është një acid nukleik (bërthamor) zakonisht në formën e një spirali (dredhe) të dyfishtë që përmban udhëzime gjenetike përcaktuese për zhvillimin biologjik të të gjitha formave qelizore të jetës, dhe të shumë vireve. ADN është një polimer i gjatë i nukleotidës dhe kodon renditjen e acidit aminoik i gjendur ndër proteina duke përdorur kodin gjenetik, një kod trinjak i nukleotideve.
Në tërësinë e qelizave eukariotike si të atyre të bimëve, kafsheve, kërpudhave dhe protistëve, shumica e ADN-ve është e vendosur në bërthamë. Në dallim me qelizat e thjeshta të quajtura prokariote, duke perfshirë eubakterian dhe arkaean, ADN nuk është e ndarë nga citoplazma me nje cipë berthamore. Organelet qelizore të njohura si kloroplaste dhe mitokondri gjithashtu përmbajne ADN.
ADN-ja përmendet shpesh si një molekulë e trashëgimisë, si përgjegjëse për përhapjen e shumicës së veçorive të trashëguara. Tek njerzit këto veçori mund të shtrihen nga ngjyra e flokëve deri tek sëmundjet prekëse. Gjatë ndarjes qelizore, ADN dyfishohet dhe mund të tejçohet të pjellë gjatë riprodhimit. Studimet që merren me prejardhjen mund të bëhen duke u bazuar në faktin se ADN mitokondrinore rrjedh vetëm nga nëna, dhe kromozomi Y mashkullor rrjedh nga babai.
ADN-ja e çdo njeriu, pra genet e tyre, trashëgohen nga të dy prindërit. ADN mitokondrinore e nënës së bashku me njëzetetre kromozoma nga secili prind bashkohen të formojnë genin e zigotës, veza e pllenuar. Si përfundim, me përjashtim të qelizave të kuqe të gjakut, shumica e qelizave njerzore përmbajnë 23 palë kromozomesh, së bashku me ADN mitokondrinore të trashëguar nga nëna.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Ndërtimi molekular
[redaktoni] Roli renditës
[redaktoni] Riprodhimi
[redaktoni] Veçoritë mekaniko-biologjike
[redaktoni] Shiko edhe
- Acidi ribonukleik
- Geni
- Trashëgimia
[redaktoni] Lidhje të jashtme
![]() |
Ky artikull nga Mjekësia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |