Macja
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Macja është një kafshë prej familjes së kafëshëve gjitare, si dhe një kafshë shtëpiake. Mashkulli i macës shtëpiake është maçorri, ose daci.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Të dhëna tjera
Macja është kafsha shtëpiake më e vjetër. Shkencëtarët thonë se një varr në ishullin mesdhetar të Qipros ka vërtetuar se mes maceve dhe njeriut ekziston një lidhje e hershme, gati 9 500 vjeçare.
Sipas revistës Shkenca, studiuesit francezë thanë se skeleti i një maceje të egër ishte gjetur i varrosur pranë eshtrave të një njeriu të epokës së neolitit. Kjo sipas tyre sygjeronte se macja ishte një kafshë shtëpiake, ndoshta e vrarë pas vdekjes të të zotit të saj.
Shkencëtarët besojnë se macet e egra u afruan me njerëzit pasi ato luftonin minjtë që hanin drithërat. Deri tani besohej se egjiptianët e lashtë ishin të parët që zbutën si kafshë shtëpiake macet, kjo rreth 4 mijë vjet më parë.[1]
[redaktoni] Trivia
- Numri i unazave të qafës "Vertebrae Cervicalis" te macet është e barabartë me numrin e unazave të qafës "Vertebrae Cervicalis" te Gjirafa.
[redaktoni] Shiko dhe këtu
- Kafshët shtëpiake
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ky artikull nga Biologjia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |