Agnosticizmi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Agnosticizmi (trajtë e latinizuar e greqishtes "agnostikismos", a - gnoin, mos dije; mos njohje; krahaso Gnosticizmi) përkufizon pikëpamje filozofike, që hamendësi të caktuara - në veçanti të llojit teologjik, të cilat merren me Qënësinë (ekzistencën) ose mosqënësinë e një "Qënijeje të Epërme" si p.sh. të një Perëndie - ose të panjohur, në themel mosmundësinë e njohjes së Tij, ose për disa agnostikë për jetën janë moszbulimore dhe pa bashkëmvarje.
Pyetja "a ka Zot?" do të përgjigjet nga agnosticizmi përkatësisht jo me "po" ose "jo", por me "nuk është e njohur", "nuk është e përgjigjëshme" ose me "s`ka rëndësi". Ai paraqet një botëvështrim, që në veçanti thekson kufizimin (cakun) e dijes (diturisë) njerzore. Nga pikëpamja e tij e njohurive të pamjaftueshme, agnosticizmi hedh poshtë dhe s`pranon një besim në qënësinë apo mos qënësinë e perëndive.
Në dallim me trajtën e fuqishme të ateizmit, agnosticizmi nuk përjashton në parim tërësisht mundësinë e qënësisë (ekzistencës) së një Qënijeje Hyjnore. Agnostika është vendosur kështu si këndvështrim i tretë midis teizmit dhe ateizmit. Por në këtë kuptim agnosticizmi ka të përbashkëta edhe me teizmin, se besimi në Zot është i mundshëm, edhe atëherë kur mohon mundësinë arsyetore të njohjes së Zotit.
Emërtimi agnosticizëm ka mundësi të jetë mbruajtur nga Tomas Henri Haksli (1869). Megjithëse bëhet fjalë mbi një krijim emërtimi ende të ri, ky emërtim është dukshëm më i vjetër dhe gjëndet ndër të tjera tek Buddha, Laotse dhe disa parasokratikë dhe sofistë.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Agnosticizmi dhe teizmi
[redaktoni] Agnosticizmi dhe ateizmi
[redaktoni] Agnostikë të njohur
[redaktoni] Shiko edhe
- Animizmi
- Ateizmi
- Panteizmi
- Politeizmi
- Teizmi