Lufta e Vietnamit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Pas luftës së dytë botërore Franca luftonte kundër pavarësisë së kolonive që i kishte okupuar. Më e famshmja ishte ajo e vënjes së Vietnamit nën kontroll të Francës. Vietnami kishte miniera të hekurit dhe thëngjillit në veri, plantacione te kaucukut dhe orizit në jug. Francezët dëshironin ti mbajnë këto burime të vlefshme natyrore, prandaj nuk do të lejonin pavarësimin e Vietnamit. Vietminhët, grup komunistësh e udhëhequr nga Ho Chi Minh, e udhëhoqën lëvizjen nacionaliste në Vietnam. Vietminhët kishin nën kontroll fshatrat. Ata përdornin sulme dhe taktika të shpejta në luftën kundër Francezëve. Lufta e Vietnamit bëhej jopopullore me votuesit Francez. Ata besonin se nuk ia vlente humbja e jetës e tërrë atyre njerëzve në l. e Vietnamit. Në v. 1954 Francezët pësuan disfatë në Dien Bien Phu prandaj pranuan marrëveshje. Në Gjenevë u mbajt conferencë ku u diskutua për ardhmërinë e Vietnamit.
Sh.B.A fitoren e Ho Chi Minit në Vietnam e shihnin si kërcënim për tërë Azinë. Ata mendonin se nese një shtet do të pranonte komunizmin edhe shtetet fqinje do ta bënin të njejtën gjë, prandaj ata nuk lejonin që Vietnami ta pranonte regjimin komunist.
Në marëveshjen e paqës që u mbajt në Gjenev, SH.B.A u munduan ta ndalojnë ndikimin komunist në Vietnam. Ho Chi Minh-ut iu dha gjysma e pjesës veriore të Vietnamit, kurse SH.B.A dhe Franca themeluan qeveri në pjesën jugore me Ngo Dihn Diem në krye. Për fat të keq Diem ishte jo shum i njohur dhe një udhëheqës I dobët. Prandaj komunistët arritën që të vendosin ndikimin kominist në \pjesën jugore të Vietnamit dhe formuan grup të quajtur Vietkong. Në v. 1963 Diem u vra me ndihmë të heshtur nga SH.B.A.
SH.B.A. nuk kishin opcion tjetër përvec se ta përdorin ndikimin e vet që kishin në Vietnam. Këshilltar amerikan kanë qenë në Vietnam qysh në v. 1950 por numri I këshilltarëv ritej dhe një pajisje e madhe ushtarake ishte e derguar në Vietnam. Në gusht 1964, Vietnamezët Verior sulmuan dy avionë gjuajtës amerikan në gji të Tonkin-ut. Si pasojë e kësaj kongresi i dha presidentit amerikan autoritet që të dergoj me shumë trupa ushtarak në Vietnam. Deri në vitet e vona të 1965, 185 000 ushtarë u vendosën në Vietnam.
SH.B.A kishin teknologjinë më të përparuar të armëve në botë, por ato u ballafaquan me 2 probleme të mëdha gjat luftës. E para ishte përdorimi i taktikave guerile nga ana e Vietnamëve dhe e dyta ishte se Vietkongu kishte popullaritet te madh, gjersa qeveria jugore e vietnamit kishte popullaritet të vogël. Përshkak të vështirësive që hasën ushtria amerikane gjatë luftimeve në tokë, ata kerkuan ndihmë nga forcat ajrore. Mirëpo kjo strategji beri që fshatarët ta urrejnë edhe më shumë Qeverinë Jugore te Koresë dhe të kthehen më shumë kah komunizmi.
Gjatë viteve të ’60, shumë njerëz në SH.B.A protestonin luftën në Vietnam. Duke qenë nën presion, Nixon filloi t’I tërheqë trupat ushtarak nga Vietnami në v. 1969. Atëher SH.B.A. u mundua ti ndihmojë Vietnamit Jugor duke I derguar arrmë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Në pranverë të 1975 Vietnamezët Verior e pushtuan Vietnamin Jugor dhe Brenda 6 javëve morrën kontrollin mbi gjith Vietnamin.