Stephen Hawking
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Stephen William Hawking (Stivën Hoking) lindi më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, Britani e Madhe) është një prej fizikanëve teorik më te njohur në botë. Hoking është astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit (detyre që mbahej dikur nga Isak Njutoni), dhe anëtar i Kolegjit Gonvil dhe Kaius, Kembrixh.
Stivën Hoking solli punë të rëndësishme mbi kozmologjinë, kurse kërkimi i tij është para së gjithash lëmi i fizikes (vrimat e zeza). Ai iu bë i njohur publikut dhe botës studimore nëpërmjet librave të tij shkencore mbi fizikën moderne.
Në vitin 1963 Hoking u diagnostikua me Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), dhe që prej vitit 1968 udhëzuar të përdorë karrocë të paaftësh. Nga një prerje e kanaleve të frymëmarrjes humbi në vitin 1985 aftësinë e të folurit dhe për të komunikuar përdor një kompjuter të posaçëm folës.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Jeta
[redaktoni] Fushat e kërkimit
[redaktoni] Sëmundja
[redaktoni] Veprat
[redaktoni] Çmimet
[redaktoni] Shiko edhe
[redaktoni] Thënie
- Qëllimi im është i thjeshte. Është një kuptim i plotë i gjithësisë, pse ajo është ashtu si është dhe fundja pse ekziston.
- Jo vetëm që Perëndia luan zare, por... ai nganjëherë i hedh ato atje ku nuk mund të shihen.
- Nuk është e qartë që mençuria ka ndonjë vlerë mbijetuese afatgjate.
- Të kufizosh vëmendjen tonë tek gjërat tokësore do të ishte të kufizosh shpirtin njerëzor.
- Unë mendoj që viret kompjuterike duhet të njihen si forme jete. Unë mendoj se ato tregojnë diçka mbi natyrën njerëzore që e vetmja formë e jetës që kemi krijuar kaq shume është krejtësisht shkatërrimtare. Ne e kemi krijuar jetën në shëmbëlltyrën tonë.
- E gjithë historia e shkencës ka qenë kuptimi i ngadaltë se ngjarjet nuk ndodhin në një mënyrë të gjykueshme, por qe ato pasqyrojnë një farë rendi të nëntëshëm, i cili mund ose nuk mund te jetë i frymëzuar hyjnish.
- Ka baza për një optimizëm të kujdesshëm se ne tani mund të jemi afër fundit të kërkimit për ligjet e fundit të natyrës.
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- (Anglisht) Faqja vetjake e Stivën Hoking