Bin Laden
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Bin Ladeni
Husama Bin Laden
Lindi më ?
Bin Ladeni vije nga një familje Shehikës arab. Bin Laden i ndihmoj Afganët në luftën Ruso-Afgane fizikisht dhe materialishtë. Pas fundit të kësaj lufte e ndihmoj qeverin talibane që të vije në pushtet dhe mbas një kohe konsiderohej si prirës i akteve terroriste të drejtuar ndaj bazave ushtarake të ShBA-ve. Pas disa akcioneve të ndërmarrura nga organizata Al-Kaida, ku si prirës i saj llogaritej të ishte, qeveria e ShBA-ve fillon ndjekjen penale dhe fizike (likuidimin fizikë) të tij. Pas, një kohe të shkurtë ai prezentohet si prirës i Xhihatit dhe i ftonë të gjithë muslimanët për Xhihat, e veçanërisht kundër ShBA-ve, pa marrë parasysh kundër civilistëve apo militarve, duke konsideruar çdo pagues të tatimeve shtetit të ShBA-së si ushtarë.
Me ardhjen e Gjorgj Bushit në krye të shtetit Amerikan eskalon konflikti në mes të vendeve industriale dhe organizates Al-Kaida. Pasojnë: bombardimi i Sudanit, lufta në Afganistan, 11 shtatori, dhe lufta e dytë e Gjirit Persik në Irak.
Në ndërkohë ai është shpallur nga qeveria e SHBA-së si terroristi numër një. Dhe simbas analistëve amerikanë vazhdonë përndekja e tij edhe pas shkapëderdhjes së Talibanëve. Gjatë vitit 2005, qeveria e ShBA-ve thotë se ai gjendet diku në bjeshkët e Pashturit të Afganistanit, në kufi me Pakistanin ku ndihmohet nga muxhaedinët e regjionit ku ndodhet. Trupat ushtarke të ShBA-ve të stacionuara në këtë regjion vazhdojnë ekspeditat e armatoura për gjurmimin e tij, edhe pse në fund të vitit 2004 thuhej se ai ishte plagosur këto lajme nuk janë konfirmuar nga ndonjë burim zyrtarë. Dihet se mesazhet e Bin Ladenit të cilat zakonisht ju drejtonte arabëve, muslimanëve dhe banorve të ShBA-së në rrjetin televiziv Al-Xhazihra në vitin 2005, ato mesazhe nuk janë më prezente.
[redaktoni] Shiko dhe këtë
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ky artikull nga Politika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Kategoritë: Poli-cung | Biografi | Arabë