Arkeologjia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Arkeologjia (nga greq. αρχαίος, arheos = i lashtë dhe λόγος, logos = fjalë, ose mësim) është shkenca që studion qytetërimet dhe kulturat njerzore të së kaluares, dhe lidhjet e tyre me mjedisin rrethues, nëpërmjet mbledhjes, dokumentimit dhe shqyrtimit të gjurmëve lëndore që kanë mbetur (arkitekturës, dorë-punimeve, mbetjeve biologjike dhe njerzore).
Arkeologjia ndahet zakonisht në degë sipas periudhës ose kulturës së objektit të studiuar (p.sh. arkeologjia klasike,arkeologjia industriale, dhe paleontologjia) ose sipas veçantive teknike të studimit (p.sh. arkeologjia nënujore dhe arkeologjia eksperimentale), ose sipas cilësive problematike (arkeologjia urbane) ose edhe mbi bazën e llojit të lëndës së hulumtuar (p.sh. numismatika ose epigrafia).
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia e Arkeologjisë
[redaktoni] Metodat
Për analizimin arkeologjike përdoren disa metoda ndër të cilat janë të njohura Arkeobotanika, Dendrokronologjia, Arkeometalurgjia,[1] etj.
- Arkeobotanika merret me analizimin e prezencës së njerëzve në një hapësirë duke hulumtuar mënyrën e sigurimit dhe përdorimit të ushqimit. Për të hulumtuar këtë përdoren gjëra të karbonizuara apo lloje tjera të konservimit. kjo metodë hynë në programin standard të arkeologjisë.
- Dendrokronologjia kjo metodë përdorë rrathët në trungun e pemëve. Varësisht nga numri i rrathëve dhe vetit e pemës arrihen konkludime arkeologjike mbi studimin e bërë. Zakonisht kjo metodë shërben për të hulumtuar vegjetacionit të një hapësire.
- Arkeometalurgjia si objekt studimi ka materialet e ndryshme të përpunuara nga dora e njeriut. Me bazë të dhënave për gjendjen e objekteve të ndryshme me teknika arkeologjike vije deri tek konkludime të ndryshme mbi rrethanat shoqërore dhe zhvillimin teknologjik apo ekonomik të asaj hapësire.
[redaktoni] Degët e Arkeologjisë
[redaktoni] Arkeologjia në Shqipëri
[redaktoni] Kontribues në lëmin e arkeologjisë
[redaktoni] Shiko edhe
Fjalori i termave të përdorura në arkeologji
- Arkeologjia nënujore
- Historia
- Prehistoria
- Paleontologjia
- Etnologjia