Shkenca
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
[redaktoni] Shkenca
Shkenca (lat. "scientia" - njohuri, dituri, dije) është një sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë, i cili është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale e jetën, dhe duke bërë përgjithësime teorike.
Shkenca është veprimtaria që zhvillohet në një fushë apo në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë pune.
[redaktoni] Qëllimi
Kërkimet e sotme shkencore kanë për qellim:
- Zgjerimin e dijes me anë të kërkimeve me metoda shkencore, të cilat në përgjithësi konsiderohen si të tilla.
- Dokumentimin e vazhdueshëm dhe të plotë të këtyre dijeve në projekte shkencore të të gjitha fushave, sidomos në libra profesionalë, enciklopedi, etj.
- Dhënia e mëtejshme dhe sistematike e këtyre dijeve në formën e mësimit dhe librave mësimorë të përshtatshëm.